Mon Chéri

Rreth Nesh

Traditë, Cilësi dhe Shije që nga 2008

Çfarë na bën Mon Chéri.

Që nga viti 2008, Mon Chéri ka qenë më shumë sesa një coffee shop. Ka qenë një vend ku njerëzit takohen, ndajnë ide, festojnë momente të veçanta dhe shijojnë ritualin e përditshëm të kafesë.

Ajo që nisi si një vizion për të sjellë një eksperiencë moderne dhe cilësore të kafesë në Shqipëri, është shndërruar në një markë të njohur dhe të dashur nga mijëra klientë. Përmes përkushtimit ndaj cilësisë, mikpritjes dhe inovacionit, Mon Chéri ka ndërtuar një histori suksesi që vazhdon të shkruhet çdo ditë.

Sot, pas më shumë se 18 vitesh, çdo filxhan kafe, çdo buzëqeshje dhe çdo vizitë mbetet pjesë e së njëjtës filozofi që na ka udhëhequr që nga dita e parë: të krijojmë momente që njerëzit duan t’i përjetojnë përsëri.

0k+

Filxhanë të shërbyer

0+

Dyqane

0+

Vite pasion

Rrugëtimi ynë

Si e krijuam historinë tonë

Çdo filxhan i mirë nis me një rrugëtim. Nga fillimet e thjeshta te përzierjet e reja, ja si u rrit Mon Chéri.

2008

Fillimi i një ëndrre

Hapet lokacioni i parë Mon Chéri, duke sjellë një koncept të ri coffee shop-i, të fokusuar te cilësia, shërbimi dhe eksperienca e klientit.

Historia vazhdon...

Çdo ditë mirëpresim mijëra klientë, përgatisim mijëra filxhanë kafe dhe krijojmë momente që bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre. Dhe ky është vetëm fillimi.

Historia vazhdon...

Filozofia jonë

Kafeja si ritual, jo si nxitim.

Filozofia e Mon Chéri bazohet në besimin se kafeja është më shumë se një produkt; është një përvojë që bashkon njerëzit dhe krijon momente me vlerë në përditshmëri. Ne synojmë të sjellim cilësi të qëndrueshme në çdo filxhan, duke mos bërë kompromis me shijen, shërbimin dhe standardet tona.

Ne besojmë në thjeshtësinë e bërë mirë. Çdo detaj ka rëndësi, nga përzgjedhja e produkteve deri te mënyra si shërbehet çdo klient. Për ne, respekti ndaj klientit, përkushtimi i stafit dhe pasioni për kafen janë themeli i gjithçkaje që bëjmë.

Mon Chéri nuk është vetëm një vend për të pirë kafe, por një hapësirë ku krijohen lidhje, ide dhe kujtime të përditshme. Nuk nxitojmë. Një espresso e mirë kërkon kohë, dorë të qetë dhe një filxhan porcelani që e mban ngrohtësinë.

Vlerat

Atë që e ndjejmë në çdo filxhan.

Vendosja dhe ruajtja e standardeve më të larta në treg përmes shërbimit inovativ, cilësor dhe efikas.

Përmes punës tonë, ne përpiqemi të fitojmë besim dhe besnikërinë e klientëve, punonjësve, partnerëve dhe komunitetit.

Që nga viti 2008, Mon Cheri ofron produktet tradicionale të kafeterisë duke i sjellë ato në mënyrë inovative dhe me shije të veçantë.

Fokus te komuniteti, duke krijuar hapësira ku njerëzit lidhen dhe ndajnë momente së bashku.

Standarde të lartaBesnikëriProdukte inovativeKomuniteti

Ekipi ynë

Njerëzit pas çdo filxhani

Lorem Ipsum

Head Barista

Dolor Sit Amet

Roaster

Consectetur Adipiscing

Pastry Chef

Elit Sed Do

Menaxhere Lokali

Eiusmod Tempor

Barista

Incididunt Ut Labore

Komuniteti & Eventet

Hapja e derës është ftesa jonë e parë.

Ne ju mirëpresim në çdo moment në dyqanet tona, ku çdo vizitë është një eksperiencë e ngrohtë dhe e veçantë. Nëse dëshironi të jeni më afër Mon Chéri, mund të bëheni edhe pjesë e familjes sonë.