1. Të dhënat që mbledhim
Mbledhim vetëm informacionin që na nevojitet për të ofruar shërbimet tona: emri juaj, adresa e email-it, numri i telefonit dhe adresa e dorëzimit për porosi online. Nuk kërkojmë të dhëna që nuk janë të nevojshme.
Për ne, privatësia juaj është një përparësi. Kjo politikë shpjegon si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja.
Mbledhim vetëm informacionin që na nevojitet për të ofruar shërbimet tona: emri juaj, adresa e email-it, numri i telefonit dhe adresa e dorëzimit për porosi online. Nuk kërkojmë të dhëna që nuk janë të nevojshme.
Të dhënat tuaja përdoren për të përpunuar porositë, t'ju dërgojmë njoftime mbi porosinë, për të përmirësuar eksperiencën tuaj dhe për t'ju informuar mbi ofertat tona nëse e keni pranuar.
Nuk shesim, nuk japim me qira dhe nuk ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime marketingu. Vetëm partnerët tanë të besuar të transportit kanë qasje vetëm për të dorëzuar porosinë.
Të dhënat ruhen në servera të sigurt me kriptim SSL. Fshijmë të dhënat e porosive të vjetra pas periudhave të caktuara ligjore. Nuk ruajmë informacione të kartave bankare — pagesat përpunohen në mënyrë të sigurt përmes Stripe.
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim apo fshirje të të dhënave tuaja. Kontaktoni info@moncheri.al për çdo kërkesë.
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Përditësimet do të publikohen në këtë faqe me datën e fundit të ndryshimit.
Përditësimi i fundit: Janar 2025